Vulin i reagon Bujar Osmanit për Srebrenicën: Së paku mund të përmbaheshit
Pas deklaratës së shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani se Maqedonia është ko-sponsor i Rezolutës së OKB për gjenocidin në Srebrenicë, në të cilën thirret Serbia që ta mbështesë, i pari me reagim ka dalë Alekandar Vulin.
Vulin porositi se Maqedonia e Veriut së paku mund të përmbahej, kurse tashmë nuk mund ta mbështesë Serbinë.
“Serbia është shteti i vetëm që kufizohet me Maqedoninë e Veriut dhe asnjëherë nuk ka kërkuar nga ajo që ta ndryshojë emrin, historinë, rregullin kushtetues dhe gjuhën zyrtare. Kur thirreshin ish Republika Jugosllave, Maqedonia dhe Shkupi, ne i quanim Maqedoni. Me ta ndanim ilaçe në kohën e epidemisë së Kovid – 19, ia kemi dhënë rezervat tona me grurë, miell dhe sheqer, kurse Kisha Ortodokse Serbe i mundësoi pavarësi Kishës Maqedonases dhe i mundësoi pavarësi dhe emër. Maqedonia e Veriut me gjithë këtë i falënderoi serbët me njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, dhe me tani me pjesëmarrjen entuziaste në rezolutën e cila i shpalli serbët si komb gjenocid. Verior-maqedonasit e dinë se zëri i tyre nuk vlen aspak, as edhe kur bëhet fjalë për emrin dhe gjuhën e tyre, e aq më pak për serbët, prandaj kanë mundur së paku të përmbaheshin nëse nuk mundnin ta mbështesin Serbinë”, tha Vulin.