(VIDEO) Arrestohet dhe lirohet pas 5 orëve gazetari Furkan Saliu

(VIDEO) Arrestohet dhe lirohet pas 5 orëve gazetari Furkan Saliu

Arrestimi i gazetarit Furkan Saliu, gjatë ditës së djeshme bëri bujë në opinion. Në mbrojte të gazetarit dolen shumë qytetarë, gazetarë dhe politikan, të cilët, arrestimin e Saliut e quajtën sulm ndaj fjalës së lirë. Ministri e Punëve të Brendshme, një njoftimin e tyre për këtë rast, thanë se Furkan Saliu është arrestuar nga ana e policisë, pasi i njëjti ka sulmuar policinë dhe gjatë bastisjes së veturës së tij, është gjetur edhe një pistoletë.

Këto deklarata të MPB i hodhi poshtë vetë Saliu, i cili në orët e mbrëmjes, pasi ishte marrë në pytje, është liruar. Ai u prit nga një numër i madh kolegësh, shokë dhe qytetar. Saliu tha se një asnjë moment nuk ka sulmuar policinë, por sipas tij, e gjithë kjo ka ndodhur, pasi policët kanë sulmuar një djalosh, i cili edhe ai ka qenë i pafajshëm.

FURKAN SALIU,GAZETAR

“I gjithë rasti ndodhi për shkak se një djalosh i ri i cili qëndronte anash kur filloi rrahja, qëndronim anash duke pasur veturat si mbrojtje që mos të përfshihemi edhe ne në atë rrahje, e kapën djalin dhe filluan ta rrahin pa asnjë arsye, e nxora telefonin që ta incizoj për shkak se pa arsye filluan ta godasin, dhe e dini më pas se çka ndodhi ma kapën telefonin, mos të inçizoj”.

Saliu tha se ata që e kanë hapur makinën e tij pa leje dhe pa prezencën e tij do të duhet të përgjigjen, si dhe ata që kanë fshirë videon. Furkan Saliu tha se është ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij. Gazetari po ashtu tha se arma e tij e gjetur në makinë, është me leje.

FURKAN SALIU,GAZETAR

“U publikuan lajme se është gjetur një armë, pa e potencuar se ajo armë është me leje dhe dolën edhe ministri më gjykuan me status Facebooku se unë kam sulmuar policë. Le ta provojnë, le t’i publikojnë të gjitha videot dhe le ta dëshmojnë se unë kam sulmuar policë, unë prej nesër nuk e punoj këtë punë”.

Furkan Saliu, tha se po të mos ishte presioni i madh edhe i mediave, ende do të ishte në polici por siç tha ai, ndoshta edhe në paraburgim.  Ndërkaq, Saliu tha se kjo nuk ka ndikur aspak tek ai, por përkundrazi do ta bëjë ende më të fortë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING