Dimitrievski: Për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian duhet të jemi të stabilizuar

Dimitrievski: Për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Europian duhet të jemi të stabilizuar

Kandidati i pavarur për president, Maksim Dimitrievski deklaroi se vetëm me një shtet të rregullt pa korrupsion dhe krim dhe me popull dinjitoz mund të bëhemi pjesë e Evropës dhe se  gjithçka tjetër është gënjeshtër. Dimitrievski thotë se premtimi se do të jemi në BE deri në vitin 2023 nuk është I vërtetë dhe se për tu bërë anëtare e BE-së duhet së pari të rregullohen disa gjëra në vendin tonë.

 

_ dkl

DEKLARATË: MAKSIM DIMITRIEVSKI, KANDIDAT PËR PRESIDENT NGA RRADHËT E PARTISË “ZNAM”

“Për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, së pari duhet ta rregullojmë vendin, ta bëjmë atë një vend stabil dhe të vetë-qëndrueshëm. Ne duhet të përveshim mëngët në shtëpi, ti qasemi punës për të parandaluar korrupsionin dhe krimin e jashtëzakonshëm në shtet që u krijua dhe po krijohet nga elitat politike, ta bëjmë një shtet të qëndrueshëm. Vetëm atëherë do të na hapin portën për të hyrë atje si maqedonas dinjitoz, krenarë, jo si njerëz të mohuar nga Ballkani”.

MARKETING