Arben Taravari reagon pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu

Arben Taravari reagon pas arrestimit të gazetarit Furkan Saliu

Kandidati për president nga radhët e opozitës shqiptare, Arben Taravari, ka reaguar pas lajmit për arrestimin e gazetarit Furkan Saliu.
Ai kërkon që gazetari Saliu të lirohet sa më shpejtë dhe të zbardhet rasti.
“Dënoj arrestimin e gazetarit Furkan Saliu.
Arrestimi i tij sipas të gjitha dëshmive është kryer në kushte të zbatimit të profesionit të tij.
Duke kërkuar lirimin e gazetarit Furkan Saliu dhe zbardhjen sa më të shpejtë të rastit, kujtoj edhe një thënie të Lekë Dukagjinit:
Lajmësi Nuk Ka Faj Për Lajmin Që Jep!
Mos dënoni Lajmëtarin por Lajmin”, ka shkruar Taravari.

MARKETING