(VIDEO) Digjet makina e gjykatësit dhe anëtarit të Këshillit Gjyqësor, Mirsad Suroji
Gjykatësit Mirsad Surojit i është djegur vetura. Anëtari i Këshillit Gjyqësor sipas njoftimit të Ministris së Punëve të Brendshme, vetura e tij ishte djegur një natë më parë. Edhe pse MPB ka shkruar vetëm inicialet e tij, disa media e përmendën emrin e gjykatësit Suroji.
MPB
“Më datë 04.04.2024 rreth orës 23:40 në SPB Kumanovë është paraqitur se në rrugën ‘Dragojlo Dindiq’ në Kumanovë, i është shkaktuar zjarr veturës ‘audi’ me targa të Kumanovës, të pronarit M.S. 42 vjeç nga Kumanova. Ekipi i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve Kumanovë e ka shuar zjarrin, ndërsa të lënduar nuk ka. Ekspertizë është bërë nga SPB Kumanovë”.
Për momentin janë duke u kërkuar shkaqet e zjarrit. Kurse veturat e tjera rreth ‘Audi’-s së gjykatësit, nuk i ka kapluar zjarr dhe po kërkohen autorë të mundshëm për zjarrvënie të qëllimshme në veturën e Surojit.
Mirsad Suroji, që nga viti 2018 është anëtar i Këshillit Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë nga radhët e gjykatësve nga të gjitha komunitetet që nuk janë shumicë për të gjithë territorin e RMV-së.
Emine Ismaili /SHENJA/