(VIDEO) Ministri i Shëndetësisë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me OBSH
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demir ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin rajonal të OBSH-së për Europën, Dr. Hans Kluge.
Ministri Demiri theksoi se OBSH është partner i përhershëm i Ministrisë në përpjekjet e saj për përmirësimin e kapaciteteve të sistemit tonë shëndetësor.
Ilir Demiri, Ministër i Shëndetësisë
“Tregues i bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm dhe të suksesshëm janë projektet e shumta të realizuara me mbështetjen e OBSH-së në institucionet shëndetësore publike në të gjithë vendin”.
Ministri theksoi se Maqedonia e Veriut është një vend me aspirata drejt Bashkimit Europian dhe se për këtë po përpiqen që të përmbushin të gjitha obligimet që dalin nga procesi i anëtarësimit në BE, si dhe përmbushjen e obligimeve globale dhe detyrimet rajonale.
Në prezantimin e tij, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën, Dr. Hans Kluge, shprehu vendosmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Sipas tij Maqedonia e Veriut është shembull për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Demiri mbi të gjitha thekson se nga priotitetet e tij kryesore, që kur ka marrë postin e ministrit të Shëndetësisë, është pikërisht ruajtja e vazhdimësisë në realizimin e këtyre aktiviteteve. /SHENJA/