(VIDEO) Hasani: Targeti ynë është ulja e euforisë tek VMRO-ja
Mjeku dhe kandidati për deputet nga radhët e Frontit Europian, Ilir Hasani, i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA” tregoi arsyjen se pse mjekët merren me politikë. Hasani theksoi se mjekët janë më afër popullit dhe kanë komunikim me ata duke ju shërbyer. Ndërkaq arsyeja e tij se përse ka vendosur të kandidohet për deputet, është qëllimi I pastër që ka BDI me lëvizjen europiane.
ILIR HASANI, MJEK
“Në atë rrugë jemi nisur dhe së bashku me partnerin e koalicionit, me ndihmesën tonë shumë të madhe, ne e bëmë hapin e parë integrimin tonë në NATO para disa viteve. Menjëherë filluam aktivitetet që të integrohemi në BE”.
Ai tha se teza e tyre Jo Rusisë dhe Po Europës është reale, objektve dhe shfaq një orientim politik. Sipas Hasanit, targeti i BDI-së, është rritja e numrit të deputetëve me qëllim uljen e euforisë tek partia nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE. Hasani shprehet se është i sigurt që do të kenë më shumë se 20 deputetë dhe se do t’i fitojnë zgjedhjet e rradhës.
ILIR HASANI, MJEK
“Ajo është target dhe pikësynimi jonë. Realisht ne nuk luftojmë me opozitën, ne luftojmë me ultranacionalizmin maqedonas. Kjo është targeti dhe bindja ime. Sigurisht se do fitojmë në zgjedhjet e radhës parlamentare si Front Europian. Sigurisht se do të kemi mbi 20 deputetë”.
Ai shtoi se është i bindur që partitë shqiptare do të marrin deputet të mjaftueshëm që së bashku të heqin nga kulaçi i VMRO-DPMNE-së, e cila sipas tij, ka marrë një hap të egër për shkak të retorikës nacionaliste. “Asnjëher ënuk mund të bëhet qeveri, dhe si shtet nuk mund të egzistojë pa shqiptarët në asnjë formë”- u shpreh Hasani. /SHENJA/