Pendarovski: Pres që në raundin e parë votat të ndahen në disa anë, ndërsa në të dytin të fitoj
Pres që në raundin e parë votat të ndahen në disa anë dhe nuk pres që dikush të ketë shans të fitoj në raundin e parë, por në të dytin pres të hyj dhe t’i fitoj zgjedhjet në fund, porositi Stevo Pendarovski, presidenti aktual i shtetit dhe kandidat i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në hapjen e shtabit qendror në Shkup.
Theksoi se në zgjedhjet e ardhshme ka shtatë kandidatë, më së shumti deri tani në historinë e Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se vetëm në vitin 1999 kemi pasur gjashtë kandidatë.
“Sot hapim Shtabin qendror për kandidaturën time qytetare në qendër të Shkupit, megjithatë sot është dita e parë e fushatës. Vazhdojmë pasdite me vizitën në disa vendbanime në disa komuna të Njësisë së Katërt Zgjedhore me takimin përfundimtar me qytetarët për sot në Prilep”, deklaroi Pendarovski.
Gjatë fushatës, deri në përfundim të raundit të parë, siç tha, është planifikuar të vizitohen 65 vendbanime në të gjitha njësitë zgjedhore në të gjitha komunat në vend.
“Presim që të kemi takime me mijëra qytetarë tanë dhe t’u prezantoj se cila është oferta ime për pesë vitet e ardhshme. Dikush do të thotë se ndoshta se prezantim më i madh nuk nevojitet nga ana ime sepse pas meje kam një mandat pesëvjeçar dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut e dinë shumë mirë se për çfarë jam anagazhuar, çfarë kam qenë kundër, çfarë kam mbështetur dhe përafërsisht e dinë çfarë porofili politik mund të presin edhe në pesë vitet e ardhshme nëse më japin besimin. Megjithatë, mendoj se konteksti në pesë vitet e fundit ka ndryshuar pak, si rajonal ashtu edhe i brendshëm, natyrisht edhe ndërkombëtar me luftën në Ukrainë dhe se duhet të them se pikëpamjet e mia kanë ndryshuar për disa çështje që kanë një të veçantë, dinamikë specifike politike”, thekson Pendarovski.