(VIDEO) Kandidatët për president nënshkruan kodeksin për zgjedhje fer dhe demokratike
Kandidatët për president të shtetit nënshkruan sot në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve Kodin për zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Kandidati i BDI-së Bujar Osmani tha se do të punojë për një fushatë pozitive, duke bërë të ditur se po bëhet një moral politik dhe një fjalë e dhënë për qytetarët se do t’i qasen drejt këtyre zgjedhjeve të rëndësishme për vendin tonë.
Kandidati i “VLEN” Arben Taravari deklaroi se shpreson se këto zgjedhje do të jenë zgjedhjet më të drejta dhe më demokratike që ka pasur vendi ndonjëherë.
Kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski shprehu besimin se kemi mjaftueshëm memorie institucionale si shtet dhe kulturë të mjaftueshme politike në mesin e të gjithë kandidatëve për të mbajtur nivelin e debatit dhe tha se i gjithë procesi të jetë i drejtë dhe demokratik.
Nënshkrimin e kodit kandidatja nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska e vlerësoi si akt ceremonial dhe tha se ajo personalisht do të flasë personalisht me argumente dhe do t’i respektojë të gjithë kandidatët.
Përmbajtjen e Kodit e lexoi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, e cila theksoi se të gjithë pjesëmarrësit do të përpiqen t’i respektojnë të gjitha ligjet, të mos përdorin gjuhën e urrejtjes dhe të zhvillohen me sukses zgjedhje të ndershme dhe demokratike.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/