Putin zotohet se do t’i përgjigjet bombardimeve ukrainase në rajonet kufitare

Putin zotohet se do t’i përgjigjet bombardimeve ukrainase në rajonet kufitare

Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të mbrojë rajonet e saj kufitare në një takim me aktivistët sot. Udhëheqësi rus tha se vendi ka planet e veta se si t’i përgjigjet bombardimeve nga Ukraina, por nuk do të sulmojë popullsinë dhe objektivat civile.

“Detyra kryesore është të garantoj sigurinë. Sigurisht ka metoda të ndryshme, ato nuk janë të lehta, por ne do ta bëjmë këtë”, tha ai.

Rikujtojmë se Rusia ka nisur evakuimin e 1200 fëmijëve pasi Ukraina sulmoi disa rajone të saj.

Zyrtarët rusë thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjithë dronët dhe raketat dhe se askush nuk mbeti i lënduar.

 

MARKETING