Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ftuar nga EULEX-i këtë mbrëmje.
Ai është ndaluar nga Policia e EULEX-it afër një hoteli në Prishtinë.
Ndalimin e tij e ka konfirmuar djali i Lushtakut, deputeti Mërgim Lushtaku, i cili ka deklaruar se babai i tij i shoqëruar nga avokati ndodhet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë.
“Po, janë duke biseduar me avokatin, pasi sipas të gjitha gjasave është vetëm për telefon. Sipas avokatit vetëm për telefon dhe ende është në zyrat e EULEX-it“, tha ai për Sinjalin.
Ndryshe, Specialja dje ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.
Telegrafi ka provuar të marr më shumë informacione lidhur me motivin e ndalimit të Lushtakut dhe do t’ju mbajë të informuar me rastin. /Telegrafi/