(VIDEO) Në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari mund të udhëtohet me pasaportat e vjetra

(VIDEO) Në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari mund të udhëtohet me pasaportat e vjetra

Disa vende evropiane, disa prej të cilavere edhe anëtare të zonës Shengen, lejojnë hyrjen dhe daljen në pikat e tyre kufitare me pasaportë me emrin e vjetër kushtetues, njoftojnë nga 360 gradë, bazuar në  një burim të mirëinformuar diplomatik. Bëhet fjalë për Gjermaninë, Zvicrën dhe Bullgarinë dhe nuk përjashtohet që shembullin e tyre ta ndjekin edhe vende të tjera të Europës. Në këto vende ka një diasporë të madhe nga RMV, e cila është e angazhuar vazhdimisht në punë, kështu që vendet nuk duan të rrezikojnë ekonominë vendase, duke pasur parasysh problemet me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut sipas afateve kohore të Marrëveshjes së Prespës.

MARKETING

Description of image

Nëse praktika vazhdon dhe zgjerohet, do të ulë presionin mbi ambasadat dhe konsullatat e RMV për aplikim për dokumente të reja, si dhe për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit.

Sa i përket Zvicrës se vazhdon të njohë pasaportat e vjetra, e konfirmoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Ambasadën e RMV-së në Bern të Zvicrës, ku përveç stacionit bazë, solli edhe një stacion mobil për fotografimin dhe lëshimin e pasaportave.

Në ndërkohë Osmani është duke vazhduar turneun e tij nëpër konsullatat e Maqedonisë së Veriut në vende të ndryshme për të kuptuar dinamikën me të cilën qytetarët e RMV-së marrin dokumentet e udhëtimit me emrin e ri të shtetit.

Nga vendet e rajonit mund të udhëtohet me letërnjoftim me emrin e vjetër të shtetit drejt Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING