(VIDEO) Për një ditë 850 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

(VIDEO) Për një ditë 850 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së diel ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 815 drejtues mjetesh.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Prej tyre 52 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 13 automjete kanë lëvizur me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Njëkohësisht, 397 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 418 jashtë vendbanimit”

Ndërkaq, vetëm në qytetin e Shkupit janë sanksionuar 243, prej të cilave 145 janë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Nga MPB njoftojnë edhe disa gjoba të tjera për shkeljen e rregullave ku disa prej tyre janë: 20 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferi, 26 gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dy gjoba për kalim në semafor të kuq.

Ministria e Punëve të Brendshme bënë u bën apel qytetarëve që t’i përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë, ndërkaq shtojnë që kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

/SHENJA/

MARKETING