Daçiqi kujton 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Më 17 shkurt 2008, u shkatërrua rendi juridik ndërkombëtar

Daçiqi kujton 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Më 17 shkurt 2008, u shkatërrua rendi juridik ndërkombëtar
Beograd, 15. marta 2023.- Ministar spoljnih poslova Ivica Dacic izjavio je danas, povodom predstojecih razgovora u Ohridu izmedu delegacije Beograda i Prištine, da su teški dani pred Srbijom i da je zbog toga neophodno politicko jedinstvo i stabilnost. FOTO TANJUG/ STRAHINJA ACIMOVIC/ bg

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministër i Jashtëm, Ivica Daçiq, ka kujtuar 17 shkurtin, shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Ndonëse ai nuk e ka uruar vendin për këtë përvjetor, ai ka thënë se më 17 shkurt 2008, “u shkatërrua rendi juridik ndërkombëtar”.

“Dita e sotme, 17 shkurti, është dita kur u shkatërrua rendi juridik ndërkombëtar dhe kur u zyrtarizua politika e standardeve të dyfishta në interpretimin e parimit të mbrojtjes së tërësisë territoriale të shteteve të njohura ndërkombëtarisht, anëtare të Kombeve të Bashkuara”, tha Daçiqi në një deklaratë për “Tanjug”.

Ai pyeti gjithashtu se çfarë po feston Kosova dhe për çfarë po e urojnë shtetet që e kanë njohur “pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme”, të cilën Serbia vazhdon të mos e njohë.

“Është një përpjekje për të legalizuar spastrimin etnik shekullor të popullit serb, shteti i të cilit u krijua në Kosovë. 109 vende nga gjithsej 193 anëtarë të OKB-së janë të vetëdijshëm për këtë dhe nuk e kanë njohur këtë akt të njëanshëm dhe të paligjshëm”, tha më tej Daçiqi.

Ai tha se Kosova nuk do të arrijë të fitojë njohje ndërkombëtare, pavarësish mbështetjes nga fuqitë e mëdha dhe “keqpërdorimit të faktorit religjioz mysliman”.

“Në vend të urimeve, do të duhej t’u vinte turp që mbështesin regjimin në Prishtinë, i cili vazhdon të vrasë një popull liridashës dhe heroik në zemër të Evropës”, ​​theksoi Daçiqi.

Ministri serb ritheksoi se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Kosova më 17 shkurt, 2008, shpalli Pavarësinë nga Serbia. Deklarata për shpalljen e Kosovës shtet u njoh nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë. /Klankosova.tv

MARKETING