Blinken i kërkon Serbisë të arrijë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre, ka uruar popullin e Serbisë për ditën e shtetësisë dhe njëkohësisht ka inkurajuar këtë shtet që të arrijë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Blinken, i cili sot po qëndron për vizitë në Shqipëri, kërkon nga Serbia që të zbatojë zotimet e saj, dhe t’i përmbahet dialogut të BE-së për çështjen e Kosovës.
“Ne mbështesim qëllimin tuaj për t’iu bashkuar BE-së dhe presim bashkëpunim me qeverinë e re të Serbisë dhe partnerët evropianë të cilët do ta ndihmojnë Serbinë të përmbushë kriteret për anëtarësim. SHBA inkurajon Serbinë që të përmbushë obligimet e saj dhe të vazhdojë dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin me Kosovën”, thuhet në mesazhin e Bliknen, transmeton Zëri i Amerikës (edicioni në gjuhën serbe). /Telegrafi/