Moti i keq prek Australinë, një i vdekur dhe mijëra pa energji elektrike

Moti i keq prek Australinë, një i vdekur dhe mijëra pa energji elektrike

Moti i keq ka prekur Australinë, duke shkaktuar një viktimë, ndërsa mijëra kanë mbetur pa energji elektrike.

Stuhia goditi shtetin e Viktorias të martën, me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra me shpejtësi prej më shumë se 150 kilometra në orë, sipas shërbimeve të urgjencës.

Erërat përhapën gjithashtu zjarre në Grampians në perëndim të Melburnit, duke djegur disa shtëpi ndërsa në disa zona të tjera erërat e forta shkulën pemët dhe rrëzuan shtyllat e energjisë elektrike.

Rreth 285,000 njerëz kanë mbetur pa energji mëngjesin e sotëm.

MARKETING