(VIDEO) Kovaçevski: Bisedojmë me BDI-në, por nuk kemi vendosur për lista të përbashkëta

(VIDEO) Kovaçevski: Bisedojmë me BDI-në, por nuk kemi vendosur për lista të përbashkëta

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçeski thotë se ende po vazhdojnë bisedimet nëse do të dalin me lista të përbashkëta dhe vendimi do të varet nga analizat që po bëhen si dhe nga vendimet e organeve të të gjitha palëve. Me BDI-në theksoi se kanë komunikim normal. Ai informoi se së fundi ka mbajtur një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, ku kanë biseduar për performancën në zgjedhje.

MARKETING

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së

“Kemi komunikim normal me BDI-në. Me Ahmetin kemi pasur një takim para disa kohësh ku kemi diskutuar për performancën në zgjedhje. Sigurisht që jemi në koalicion. Sigurisht, së bashku morëm shumë vendime të rëndësishme për vendin. Ne kemi iniciuar proceset e integrimeve euroatlantike, të cilat janë prioriteti kryesor i qytetarëve, sepse ato ofrojnë një të ardhme më të mirë, një standard më të mirë jetese, një ekonomi më të mirë, sundim të demokracisë, një shtet më të mirë të së drejtës. Mendoj se ato bisedime do të vazhdojnë sepse nuk janë finalizuar se kush si do të paraqitet në zgjedhje”.

I pyetur deri ku është procedura për zgjedhje të kandidatit presidencial, ai tha se është në proces.

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së

“Procedura për zgjedhjen e  kandidatit presidencial është diku në mes, duke pasë parasysh kronologjinë dhe procedurën që zhvillohet. Përfundon propozimi në organet lokale. Më pas, i gjithë dokumentacioni lidhur me kandidatët për presidentë dhe kandidatëve për deputetë shkojnë në Kuvendin Qëndror, ku gjithashtu ekziston procedurë e Këshillit Ekzekutiv, udhëheqësisë, Kuvendit Qendror, të cilët e caktojnë Kongresin dhe zgjidhet kandidat për president në një kongres dhe kandidatë për deputetë në kongresin tjetër”.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj, por partitë ende nuk kanë shpalosur kandidatët e tyre.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING