(VIDEO) Bekim Neziri lirohet nga burgu shtëpiak, i merret pasaporta, reagon VMRO

(VIDEO) Bekim Neziri lirohet nga burgu shtëpiak, i merret pasaporta, reagon VMRO

Kjo është edhe një reformë tjetër e Frontit evropian. Kështu u shpreh kryetari i VMRO-S Hristijan Mickoski për vendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin i akuzuari për sulmin në M-NAV Bekim Neziri, lirohet nga burgu shtëpiak. Mickoski u bënë me dije se ata siç shprehet do të pastrojnë mafian e cila e ka robëruar Maqedoninë.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Këto janë ato reforma që po i ofron fronti evropian. Me grushta sulmojnë objekte strategjike, e rrezikojnë trafikun ajror, e rrezikojnë sigurinë ajrore dhe të avionëve aleatë. Të njejtit ata do t’i shihni teksa shetisin lirshëm rrugëve, sepse prokurorët dhe gjykatët i kanë të atyre”.

Të premten, Gjykata e Apelit, e liroi Bekim Nezirin, nga arresti shtëpiak dhe e zëvendësoi me masën për marrjen e pasaportës. Vendimi i Apelit vjen pasi gjykata e parë nuk pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për Nezirin dhe një tjetër person të dyshuar. Prokuroria e lartë mbështeti qëndrimin për lirimin e Nezirit, duke argumentuar mungesën e provave të mjaftueshme për të mbështetur akuzat kundër tij dhe të tjerëve të dyshuarve. Përveç Nezirit, edhe Almir Ramdedoviq, është liruar nga arresti shtëpiak, me gjykatën që nuk ka gjetur arsye për caktimin e masës së paraburgimit. Për të dyshuarit e tjerë, gjykata ka caktuar arrest shtëpiak deri në vendosjen e masave të mëtejshme. Më 4 janar, disa persona kishin hyrë në objektin e kontrollimit të fluturimeve dhe kishin sulmuar të punësuarit në kontrollin e fluturimeve. Sipas kreut të Sindikatës së Kontrollorëve, gjatë kohës së sulmit, mbi 36 avionë kanë qenë duke fluturuar në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING