LSDM: Në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca nga makineritë tre herë më të shtrenjta të blera nga kryetarët e VMRO-së?

LSDM-ja vlerëson se skandalet e kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE po shtohen çdo ditë e më shumë. Partia në pushtetin qendror pyet se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca nga makineritë tre herë më të shtrenjta të blera nga kryetarët e DPMNE-së?
MARKETING
“Tashmë kemi bërë të ditur se komuna e Velesit e menaxhuar nga DPMNE ka blerë një makinë për regjistrimin e sinjalizimit horizontal për rreth 42 mijë euro..
Për krahasim, komunat e tjera, si komuna e Qendrës, e kanë blerë të njëjtën makinë, me çmim tre herë më të ulët, pra rreth 13 mijë euro. Diferenca është e madhe, ose saktësisht 29.000 mijë euro! Vetëm nga një makinë. Pyetja është se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca? Ky skandal thellohet për shkak se Ndërmarrja Publike Derven nga Velesi nuk ka aktivitet të regjistruar për inxhinieri të komunikacionit”, thekson LSDM.
Sipas partisë në pushtet, këto fakte janë dyshim i bazuar për keqpërdorim të parave të qytetarëve.
“LSDM edhe një herë i bën thirrje: Prokurorisë kompetente dhe Komisionit Kundër Korrupsion të veprojnë. Duhet të ketë përgjegjësi për pompimin e parasë publike nëpër komunat e udhëhequra nga DPMNE”, thekson LSDM. /SHENJA/