(VIDEO) Këshilli Gjyqësor nesër diskuton për shkarkimin e kryetares së supremes
Iniciativa e shkarkimit të kryetares së Gjykatës Supreme, të mërkurën do të jetë në rend dite në Këshillin Gjyqsor. I pyetur nëse sheh ndonjë ndikim politik në iniciativën për shkarkimin e Besa Ademit, kryeministri Dimitar Kovaçevski mohoi një gjë të tillë.
Dimitar Kovaçevski, kryeministër
“Gjyqësori është pushtet i ndarë nga Qeveria dhe ata duhet të sjellin vendimet në mënyrë të pavarur, sipas ligjit dhe sipas Kushtetutës. Unë nuk kam asnjë komunikim me autoritetet gjyqsore, sepse nuk jemi thirrë në komunikim për të marrë vendime njëri me tjetrit. Nuk shoh arsye për të qenë nën ndonjë ndikim”.
Përndryshe, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Damevsa, në emisionin “360 Gradë” tha se bëhet fjalë për iniciativën e konstatimit të përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës Supreme. Kjo iniciativë për shkarkimin e kryetares së Gjykatës Supreme është niciuar nga anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa. Besa Ademi në një intervisrë kishte folur hapur për presionet politike ndaj institucionit ku ajo është personi i parë, me qëllim të ringjalljes së “amnistisë” së presidentit Gjorge Ivanov dhe kalkulimeve politike për të shpëtuar ish-kryeministrin në arrati, Nikolla Gruevski. Ajo gjithashtu pati thënë se gjykata që ajo drejton përballet me presione politike dhe kërcënime për shkarkim të gjyqtarëve suprem. Iniciativa për shkarkim, thuhet se bazohet në faktin se kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, me mospjesëmarrjen në seancat e Këshillit Gjyqësor, ka treguar mungesë kulture profesionale dhe juridike në veprim dhe respektim të institucioneve brenda sistemit të drejtësisë.
Kryetarja e Gjykatës Supreme, si dhe ministri i Drejtësisë, janë dy të vetmit që janë anëtarë të Këshillit Gjyqësor sipas detyrës zyrtare dhe nuk kanë të drejtë vote në vendimmarrje.
Emine Ismaili /SHENJA/