Thirrje ndaj presidentit amerikan për mbrojtjen e gazetarëve në Gaza

Thirrje ndaj presidentit amerikan për mbrojtjen e gazetarëve në Gaza

Organizatat për lirinë e mediave dhe të drejtat e njeriut i bënë thirrje presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për mbrojtjen e gazetarëve në sulmet e Izraelit në Gaza në të cilën që nga 7 tetori e deri më tani kanë humbur jetën mbi 23 mijë civilë, transmeton Anadolu.

Krahas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Freedom House, Fondacioni për Lirinë e Shtypit, Human Rights Watch, Instituti Knight First Amendment i Universitetit Columbia dhe Reporterët pa Kufij, i kanë shkruar një letër presidentit Biden.

Izraeli që nga 7 tetori e deri më tani ka vrarë të paktën 79 gazetarë në Gaza dhe Liban, theksohet në letrën ku bëhet vlerësimi se “Ne besojmë se administrata juaj mund dhe duhet të bëjë më shumë për të ndjekur në mënyrë efektive proceset e llogaridhënies lidhur me vrasjen e gazetarëve në konflikt dhe për të mbrojtur dhe mbështetur gazetarët vendas dhe ndërkombëtarë që bëjnë lajmet e ngjarjeve”.

Në letër i bëhet thirrje presidentit amerikan që të mbështesë hetimet e shpejta, transparente dhe të pavarura për vrasjen e gazetarëve dhe që t‘i jepet fund rregullit të mos ndëshkimit që vazhdon për vrasjen e gazetarëve nga forcat izraelite, duke përfshirë kryesisht edhe gazetaren palestineze Shireen Abu Akleh.

Ndër të tjera në letër presidentit Biden i bëhet thirrje që të vlerësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të hapur për opinionin publik edhe të përdorimit të përfundimtar të armëve dhe ndihmës ushtarake amerikane për Izraelin si dhe i kërkohet që Izraeli dhe Egjipti të lejojnë hyrjen në Gaza për gazetarët ndërkombëtarë dhe që Izraeli t’i japë fund ndërprerjeve të komunikimit.

Në një deklaratë të bërë nga Zyra për Shtyp e Qeverisë në Gaza, u njoftua se ushtria izraelite vrau edhe 3 gazetarë në Gaza në Ditën e 10 janarit, Ditën e Gazetarëve që Punojnë dhe se është rritur në 115 numri i gazetarëve që kanë humbur jetën në sulmet që kanë filluar më 7 tetor.

MARKETING