Arabia Saudite njofton kategori të reja të lejeve të qëndrimit për të huajt

Arabia Saudite njofton kategori të reja të lejeve të qëndrimit për të huajt

Arabia Saudite njoftoi sot leje të qëndrimit në pesë kategori të reja të veçanta për të lehtësuar procesin për rezidentët e huaj, transmeton Anadolu.

Qendra Saudite e Rezidencës Premium tha se lejet do t’u jepen të huajve që i përkasin kategorive të veçanta të sapoidentifikuara që përfshijnë individë me talente unike, si specialistë dhe ekzekutivë, si dhe ata me talent në kulturë dhe sport.

Gjithashtu, investitorët, sipërmarrësit dhe zotëruesit e pronave janë ndër personat që do të përfitojnë nga lejet.

Qendra lançoi gjithashtu një platformë të re elektronike për të thjeshtuar procedurat për gjurmimin e aplikimeve.

Kanali Al-Arabiya me bazë në Arabinë Saudite vuri në dukje se kategoritë e reja të lejeve përputhen me përpjekjet e Arabisë Saudite për të tërhequr dhe lehtësuar qëndrimin e talenteve dhe investitorëve.

MARKETING