Spanja thirrje vendeve perëndimore: Njiheni shtetin e Palestinës

Spanja thirrje vendeve perëndimore: Njiheni shtetin e Palestinës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez u bëri thirrje vendeve perëndimore dhe argumentoi se është koha për ta njohur shtetin palestinez dhe se duhet të fillojnë diskutimet serioze për këtë, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Sanchez në hapjen e Konferencës së 8-të të Ambasadorëve në Madrid tha se qeveria spanjolle “demonstroi qëndrim të qëndrueshëm” pas sulmit të Hamasit më 7 tetor dhe pushtimit pasues izraelit ndaj Gazës. “Dënuan sulmet e Hamasit, kërkojmë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të pengjeve, njohim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por i kërkojmë këtij vendi (Izraelit) të respektojë rregullat e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut dhe t’i japë fund situatës katastrofike humanitare në Gaza”, tha ai.

“Rruga e veprimit tani është të sigurohet armëpushim i menjëhershëm dhe i përhershëm dhe të mbahet konferencë ndërkombëtare paqeje pasi të përfundojnë armiqësitë. Me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar duhet të realizohet zgjidhje serioze dhe e besueshme e bazuar në formulën e dy shteteve”, tha Sanchez.

Duke kujtuar se edhe pse shteti i Palestinës njihet nga më shumë se 130 vende, disa vende perëndimore ende nuk e njohin zyrtarisht këtë vend, Sanchez theksoi se “duhet nisur diskutim serioz për të siguruar që shteti i Palestinës të njihet nga vendet perëndimore”.

Kryeministri spanjoll tha se “është thelbësore të zbatohet zgjidhje e bazuar në njohjen e dy shteteve që do të sigurojë që Palestina dhe Izraeli të jetojnë në paqe dhe siguri dhe se populli palestinez nuk duhet të paguajë çmimin për veprimet e Hamasit”.

Qeveria e koalicionit të pakicës së majtë, e cila u formua në Spanjë me votëbesimin e Parlamentit më 16 nëntor, shpalli një nga prioritetet e saj për njohjen e shtetit palestinez, por nuk dëshiron ta bëjë këtë në mënyrë të njëanshme, ndaj po përpiqet të bindë vendet e tjera të BE-së si Gjermania dhe Franca.

Sanchez e la të hapur procesin e njohjes së shtetit palestinez nga Spanja, duke thënë se “kjo periudhë legjislative” do të mbulojë 4 vjet.

MARKETING