Tërmet i fuqishëm në Japoni

Tërmet i fuqishëm në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e ishullit Sado në prefekturën Niigata në Japoninë veriperëndimore.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) njoftoi se tërmeti ka ndodhur në orën 17:59 me kohën lokale në brigjet e ishullit Sado.
Tërmeti me intensitet 6 ballës të shkallës Rihter është regjistruar në një thellësi prej 10 kilometrash.

Pas tërmetit nuk ka paralajmërime për cunami.
Tërmeti u ndje në të gjithë rajonin e Niigata-s dhe në prefekturat Yamagata, Toyama, Nagano dhe Ishikawa.

MARKETING