“BE të formojë ushtrinë e saj”/ Ministri i Jashtëm i Italisë: E nevojshme për të përballuar krizat

“BE të formojë ushtrinë e saj”/ Ministri i Jashtëm i Italisë: E nevojshme për të përballuar krizat

Ministri i Jashtëm Italian e sheh të nevojshëm krijimin e një ushtrie të përbashkët Evropiane, siç thotë ai për t’u bërë ballë të gjitha krizave të mundshme. Gjithashtu ai bën thirrje edhe prë reformë në strukturën aktualet të unionit Evropian
Bashkimi Evropian duhet të formojë ushtrinë e tij të përbashkët që mund të luajë një rol paqeruajtës dhe për të parandalojë konflikte, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.
Në një intervistë për gazetën italiane, La Stampa, Tajani u shpreh se bashkëpunimi më i ngushtë evropian në fushën e mbrojtjes është prioritet i partisë Forza Italia, që ai udhëheq.

“Nëse duam të jemi paqeruajtës në botë na duhet një ushtri evropiane. Ky është një parakusht thelbësor që të jemi në gjendje të kemi një politikë efektive të jashtme evropiane”, deklaroi ai, duke shtuar se:

“Në një botë me lojtarë të fuqishëm sikurse Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Rusia – me kriza nga Lindja e Mesme e deri në Indo-Paqësor – qytetarët italianë, francezë apo sllovenë mund të mbrohen vetëm nga diçka që veçse ekziston, domethënë Bashkimi Evropian”.
Çështja e bashkëpunimit evropian në fushën e mbrojtjes është ngritur në agjendën politike që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse dy vjet më parë.

Megjithatë, përpjekjet janë përqendruar më shumë në zgjerimin e NATO-s, me Finlandën – anëtaren e BE-së – që iu bashkua aleancës vitin e kaluar dhe me Suedinë që po ashtu është në rrugë që t’i bashkohet NATO-s.

Sipas ministrit të jashtëm Italian gjithashtu 27 shtetet e BE-së duhet të përmirësojnë udhëheqjen e tyre dhe të krijojnë një presidencë të vetme, e jo sikurse struktura aktuale, me 2 presidentë, një për Këshilli Evropian dhe një për Komisioni Evropian Tajani u bë udhëheqës i Forza Italia vitin e kaluar pas vdekjes së Silvio Berlusconit.
Zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor do të jenë matësi i parë i popullaritetit të partisë, pasi humbi liderin e saj karizmatik, Silvio Berlusconi.

MARKETING