(VIDEO) Shkupi, kryeqyteti më i ndotur në Europë

(VIDEO) Shkupi, kryeqyteti më i ndotur në Europë

Kryeqyteti i Mqedonisë së Veriut, Shkupi, vazhdon të jetë një ndër qytetet më të ndotura në Evropë. Sipas ëeb-faqes së specializuar për monitorimin e cilësisë së ajrit në qytetet dhe kryeqytetet kryesore të botës, “IQ Air”, Shkupi së fundmi mban vendin e parë si kryeqyteti më i ndotur në Evropë.

Por, edhe krahasaj kësaj, një ditë më parë Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e pa të arsyeshme të ndërpres pragun e alarmit për ndotje të lartë të ajrit në Shkup dhe Strumicë, pasi sipas tyre përqendrimet mesatare ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit prej 150 mg/m3.

Drejtori i Inspektoratit shtetëror për Mjedis Jetësor Streten Stojkovski një ditë më parë u ankua për mungesë të inspektorëve dhe shtoi se duhet të bëhen kontrolle të rregullta nga Qyteti i Shkupit dhe komunat që janë kompetente për instalime me leje të integruara B, duke theksuar se të gjithë duhet të japin kontributin e tyre për uljen e ajrit të ndotur.

Ndërkaq, ditë më parë ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova,  tha  se 45 për qind e ndotjes së ajrit vjen nga amviseritë dhe institucionet publike që nuk përdorin sisteme ekologjike.

E për këtë situatë të krijuar në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera me nivel të ajrit tejet mase të ndotur, partitë kanë akuzuar njëra tjetrën se nuk kanë ndërmarrë masat e duhura për të përmirësuar këtë gjendje.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING