Vdesin dy të rinj nga Kosova, në një aksident të rëndë në Hungari
Dy shtetas të Kosovës kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që raportohet se ka ndodhur në Hungari.
Për rastin e vdekjes së dy të rinjve nga Kosova ka njoftuar familjari i tyre Bashkim Hoxha.
Ai në një postim në Facebook shkruan se në këtë aksident ka ndërruar jetë djali i vëllait të tij dhe dhëndri i tyre.
Lexoni të plotë postimin:
“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë !
Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar.
Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik.
U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinj.
Zoti i mëshiroftë mes lulesh të Xhennetit, inshaAllah
Për varrimin do t’i’u informojmë me kohë”. /Telegrafi/