Prokuroria kërkon paraburgim për Bekim Nezirin dhe tre persona të tjerë

Prokuroria kërkon paraburgim për Bekim Nezirin dhe tre persona të tjerë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër tetë personave të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror” të dënuar nga neni 303 paragrafi 2 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

MARKETING

Të dyshuarit me 4 janar me veprim të përbashkët kanë kryer vepër penale me të cilën rrezikohet siguria e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, në mënyrë të kundërligjshme dhe me qëllim të kryerjes së veprës penale sulm ndaj një personi, kanë penguar shërbimet në aeroport.
Prokurori publik, duke vlerësuar se në rastin konkret ekziston rreziku i arratisjes, mundësia që të dyshuarit të ndikojnë në procedurë ose ta përsërisin veprën penale, gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit të cilët janë ndaluar, ndërsa katër të tjerët janë në kërkim.

MARKETING