Trumpi apelon vendimin e shtetit të Mainet
Donald Trumpi ka apeluar vendimin e shtetit të Mainet për ta hequr atë nga fletëvotimet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Trumpi, i cili po i prin garës republikane për nominimin presidencial, ka kërkuar nga gjykata e shtetit që të rrëzojë vendimin e sekretares së shtetit të Mainet.
Sekretarja Bellows ka mbrojtur vendimin e saj, duke thënë se është obligim i shenjtë që të mbrojë ligjin.
Ish-presidenti amerikan gjithashtu është hequr nga fletëvotimet në Colorado.
Dy shtetet kanë hequr emrin e tij duke cituar klauzolën kushtetuese dhe përfshirjen e tij në trazirat e Capitolit në janarin e vitit 2021.
Amendamenti i 14-të i Kushtetutës amerikane ndalon mbajtjen e posteve federale për ata që përfshihen në trazira.
Trumpi me përfaqësuesit e tij ligjorë kanë insistuar se vendimi është i jashtëligjshëm dhe se nuk ka autoritet që heq atë nga fletëvotimet.
Gjykata Supreme e SHBA-së pritet të marrë një vendim për shtetet e Main dhe Colorados.