(VIDEO) Aleku, foshnja e parë e vitit 2024

(VIDEO) Aleku, foshnja e parë e vitit 2024

Ditën e parë të vitit, kanë ardhur në jetë më shumë foshnje të gjinisë mashkullore. Kështu, edhe foshnja që lindi në sekondën e 10 të vitit të ri në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup, ishte djalë. Alek është foshnje e shëndetshme, me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë, i cili ka lindur me lindje spontane.

Viktorija Jovanovska, drejtoreshë e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Akusherisë

“Vitin filloi mbarë, me lindje të tre foshnjeve, të gjitha me lindje spontane, në 15 minutat e parë të Vitit të Ri, që tregon një shenjë të mirë se viti do të jetë shumë më i mirë se i kaluari dhe shpresojmë të kemi më shumë foshnje të shëndetshme dhe prindër të lumtur”.

Pas vizitës së foshnjës së parë të vitit, ministrat e Shëndetësisë dhe të Punës dhe Politikës Sociale, uruan foshnjen dhe prindërit dhe bënë me dije se ai ishte fëmija i parë i çiftit.

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë 

“I uroj foshnjes së posalindur shumë shëndet, lumturi dhe fëmijëri pa brenga, ndërsa prindërve u dërgoj urime të sinqerta për ardhjen e re në familje. Shfrytëzoj të uroj qytetarët për Vitin e Ri dhe të ju uroj mbi të gjitha shëndet dhe suksese”.

Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale

“Ju uroj prindërve, nënës dhe babait Stefanovski, të jetë shëndosh e mirë, të ketë fëmijëri të lumtur dhe ata të jenë prindër të lumtur, marrë parasysh se ky është fëmija i tyre i parë”.

Deri në mesditë, në Klinikën e Gjinekologjisë, kanë lindur 6 foshnje, prej të cilëve më shumë meshkuj.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING