Ambasada e Gjermanisë në Shkup: Aplikimet për muajin shkurt për vizat, termine nga data 3 Janar!
Aplikimet për termine për muajin shkurt 2024 mund të bëhen duke u regjistruar në listën e pritjes për termine nga data 03.01.2024 në orën 10:00 deri më 10.01.2024 në orën 15:00, njoftuan nga Ambasada Gjermane në Shkup.
Nga atje njoftuan që autorizimi i palëve të treta për të rezervuar termine nuk është as i nevojshëm dhe as i arsyeshëm. Ambasada në Shkup nuk bashkëpunon me agjenci udhëtimesh, zyra avokatie, apo ofrues privatë, ato madje as që gëzojnë ndonjë privilegj. Në veçanti, ato nuk kanë qasje të lehtësuar në sistemin tonë të caktimit të termineve.
Për caktimin e termineve për viza në përputhje me nenin 26 paragrafi 2 i Rregullores për Punësim (“Rregullorja për Ballkanin Perëndimor”) zbatohet një lotari mujore.
Në fillim të çdo muaji, hapet një listë e re regjistrimi për termine për aplikim. Kjo listë do të jetë e hapur për regjistrime për një periudhë të caktuar kohore (mesatarisht rreth 2 javë) dhe ne do t’Ju informojmë me kohë për datat e sakta të hapjes së listës në faqen tonë të internetit dhe në faqen tonë në Facebook.
Tërheqja e shortit (lotaria)dhe rezervimi i terminit
Nga të gjithë personat e regjistruar, një gjenerues i rastësishëm i kontrolluar nga kompjuteri do të hedh shortin për të zgjedhur se kush do të marrë një termin për aplikim në muajin vijues. Sistemi i shortit (lotarisë) zbatohet në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme në Berlin, nën mbikëqyrjen e disa personave. As Ambasada dhe as VisaMetric nuk kanë ndikim në sistemin e shortit. Personat e zgjedhur përmes shortit do të informohen më pas nga Ambasada, njofton Flaka.
Regjistrimet e shumëfishta nuk lejohen. Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të shënuara gjatë regjistrimeve nuk është i mundur. Kalimi i terminit tek një person tjetër nuk është i lejueshëm. Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjencioneve), nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi. Ju lutemi regjistrohuni vetë (personalisht) dhe në qetësi dhe keni kujdes patjetër shënimin e të dhënave Tuaja të sakta.
Përveç emailit nga Ambasada, Ju do të merrni edhe një email nga VisaMetric. Përmes një linku, si dhe duke shënuar emrin Tuaj dhe datën e lindjes si të dhëna aksesi, Ju mund të zgjidhni terminin Tuaj. Ju lutemi kontrolloni rregullisht dosjen Tuaj SPAM. Pas zgjedhjes së një termini, do të merrni një kërkesë pagese të shumës prej 37,50 eurosh, e cila duhet të paguhet brenda 24 orëve nga rezervimi i takimit, me qëllim që të konfirmohet termini i zgjedhur. Në qoftë se kjo tarifë nuk paguhet, rezervimi i terminit Tuaj bëhet i pavlefshëm dhe Ju humbni mundësinë për të aplikuar atë muaj. Nuk është e mundur të rezervoni një termin të ri! Duhet të regjistroheni përsëri në listën e shortit mujor. Ky rregull parandalon ata aplikues që mund të mos paraqiten në terminin e caktuar. Prandaj, terminet u ndahen vetëm aplikuesve seriozë/të përgatitur.
Edhe nëse paraqitet konfirmimi i pagesës, hyrja në Qendrën e pranimit VisaMetric do të lejohet vetëm nëse të dhënat personale në pasaportën e aplikuesit përputhen plotësisht me ato të regjistrimit të terminit.
Regjistrimet që nuk kanë marrë termin do të fshihen në fund të muajit. Të gjithë personat që nuk kanë marrë njoftim për termin deri në fund të muajit, do të thotë se nuk janë tërhequr në procedurën e shortit dhe mund të regjistrohen në listën e muajit në vijim. Ju lutemi të përmbaheni nga parashtrimi i pyetjeve përmes emailit në lidhje me këtë. Për të marrë pjesë në procedurën e shortit të termineve në muajin në vijim, nevojitet një regjistrim i ri.
Aplikimi për vizë sipas “Rregullores për Ballkanin Perëndimor” mund të bëhet vetëm në këtë mënyrë.
Ambasada nuk cakton ndonjë takim të veçantë, prandaj Ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet e tilla.
Pranimi i aplikimeve vë VisaMetric
Pranimi i aplikimeve sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor bëhet nga ofruesi VisaMetric.
Aty keni mundësinë të përdorni një sërë shërbime plotësuese, si p.sh. fotokopje, fotografi të pasaportës ose dërgimin e paraportës Suaj përmes postës, pas marrjes së vendimit nga Zyra e vizave. Një pasqyrë të shërbimeve mund të gjenin në faqen e internetit të ofruesit të shrbimeve VisaMetric.
Gjatë paraqitjes, Ju edhe mëtej duhet t’i dorëzoni dokumentet e kërkuara dhe të dhënat biometrike (fotografi dhe shenjat e gishtave).
Marrja e vendimit
Vendimi mbi aplikimet për viza do të vazhdojë të merret ekskluzivisht nga Ambasada. VisaMetric dhe punonjësit e tij nuk kanë asnjë ndikim në rezultatin e procesit të aplikimit. Nëse keni zgjedhur shërbimin e dërgimitt, pasaporta Juaj do t’ju dërgohet nga VisaMetric. Në rast miratimi, viza Juaj e lëshuar tashmë është ngjitur në pasaportën Tuaj.
Në rast refuzimi, Ju edhe mëtej do të merrni një email nga Zyra e vizave e Ambasadës.
Nëse keni zgjedhur të merrni pasaportën Tuaj nga VisaMetric, do të njoftoheni drejtpërdrejt nga VisaMetric për të tërhequr pasaportën Tuaj.
Ju gjithashtu mund të ankoheni kundër refuzimit të një aplikimi të parashtruar në VAC (Qendra për pranimin e aplikimeve).
Ju lutemi të keni parasysh se ankesën Tuaj kundër vendimit duhet ta dërgoni drejtpërdrejt në Zyrën e vizave pranë Ambasadës.