Ka lindur foshnja e parë në vitin 2024 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shendetësisë ka njoftuar se ka lindur foshnja e parë në Shkup, raporton SHENJA.
“2024 filloi shkëlqyeshëm. Saktësishtë në mesnatë në orën 00:00 në Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike ka ardhur në jetë foshnja e parë e vitit të ri. Bëhet fjalë për djal të shëndetshëm, me peshë 3760 gramë dhe 52 centimetra të gjatë. I dërgojmë urimet tona të sinqerta prindërve për ardhjen e re në familjen e tyre dhe i urojmë të porsalindurit shumë shëndet, lumturi dhe fëmijëri pa brenga”, thuhet në njoftimin e MSH-së.