Komandanti i KFOR-it: Pas 24 shtatorit e kemi katërfishuar praninë tonë në veri të Kosovës

Komandanti i KFOR-it: Pas 24 shtatorit e kemi katërfishuar praninë tonë në veri të Kosovës

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major, Özkan Ulutaş, ka folur për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit nga një grup serb.

Ai ka theksuar se për këtë NATO-ja e ka rritur numrin e pjesëtarëve të saj.

“Pas incidentit të dhunshëm të 24 shtatorit dhe sulmeve të papranueshme ndaj trupave të KFOR-it në fillim të majit, NATO-ja ka dislokuar forca rezervë shtesë me kapacitete shtesë. Tani jemi duke zhvilluar më shumë aktivitete”.
“Ne kemi katërfishuar praninë tonë në veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe ato përgjatë vijës kufitare administrative. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat që i nevojiten për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij të OKB-së, plotësisht dhe në mënyrë të paanshme”, tha ai për Klan Kosova.

“Synimi ynë është të parandalojmë përshkallëzimin, por në rast përshkallëzimi, ne jemi të gatshëm dhe të pajisur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur mandatin tonë. KFOR-i mbetet reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX)”.

“Pra, koordinimi ynë i vazhdueshëm është kyç për të garantuar siguri të qëndrueshme për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Ulutaş.

MARKETING