Bombardimet në Belgorod – një nga sulmet më vdekjeprurëse brenda territorit të Rusisë prej kur filloi lufta

Bombardimet në Belgorod – një nga sulmet më vdekjeprurëse brenda territorit të Rusisë prej kur filloi lufta

Sulmet e sotme në Belgorod janë një ndër sulmet më vdekjeprurëse brenda Rusisë, prej kur filloi lufta në Ukrainë.

Siç raporton BBC, sulme të tilla ndaj Rusisë nuk janë të rralla, megjithatë nuk kanë qenë kaq vdekjeprurëse, transmeton Telegrafi.

Ukraina e ka pranuar se që qëndron prapa këtyre sulmeve, sipas një burimi brenda shërbime të sigurisë ukrainase.

Sipas deklaratës, ushtria ukrainase kishte në cak infrastrukturën ushtarake, dhe se mbrojtja ajrore ruse nuk arriti të mbronte civilët.

Sulmet që nisi Ukraina në Belgorod ishin si rezultat i sulmeve masive që Rusia kreu të premten, ku mbetën të vrarë 39 persona.

Rusia ka kërkuar një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në pas këtyre ngjarjeve në Belgorod. /Telegrafi/

 

MARKETING