Pjesa më e madhe e qytetarëve Vitin të Ri do ta presin në atmosferë shtëpiake

Pjesa më e madhe e qytetarëve Vitin të Ri do ta presin në atmosferë shtëpiake

Një pjesë e madhe e qytetarëve Vitin e Ri do ta presin në një atmosferë shtëpiake. Në anketën e bërë në prag të festave të Vitit të Ri, shumica prej tyre janë përgjigjur se pushimet do t’i kalojnë me më të dashurit e tyre. Më të rinjtë do ta presin Vitin e Ri në sheshin “Maqedonia”, ndërsa ka edhe nga ata që për pushime do të udhëtojnë jashtë vendit.

“Këtë vit festat e fundvitit do t’i kaloj në shtëpi me më të dashurit e mi”, thotë një bashkëqytetare.

Ka edhe nga ata që do të udhëtojnë jashtë vendit.

“Vitin e Ri do ta presim në Budva, tashmë jemi marrë vesh, do të qëndrojmë disa ditë atje dhe shpresoj të jetë një atmosferë e mrekullueshme”, tha një zotëri.

Qytetarët e rinj Vitin e Ri do ta festojnë në sheshin “Maqedonia”, ndërsa ka nga ata që për festa do të udhëtojnë jashtë vendit.

Sipas agjencive turistike, Beogradi është më i pëlqyeri tek të rinjtë dhe ndër ofertat me biletë aeroplani të përfshirë, më të kërkuarat janë ato për Paris dhe Romë, ndërsa nga aranzhimet me transport me autobus më të shitura janë ato për në Stamboll dhe Itali

Agjencitë e kontaktuara nga MIA thonë se edhe përkundër rritjes së çmimeve të ofertave të udhëtimit në krahasim me vitin e kaluar, për rreth 10 për qind, ende ka shumë interes.

Shkupi para festave është plot me turist. Një pjesë e tyre thonë se janë tranzit në vend dhe se Vitin e kaluar do ta kalojnë në vendet fqinje.

MARKETING