Është rritur numri i punëtorëve në industri

Është rritur numri i punëtorëve në industri

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i numrit të punësuarve në industri gjatë muajit nëntor, të vitit 2023, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, është 103,3.

Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 0.7 %, në sektorin Industria përpunuese ka rritje nga 3.9 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar ka rënie nga 5.2 %.

Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit nëntor të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Produktet kapitale për 18.6 % derisa rënie u vërejt tek Energjia për 4.1 %, Produktet intermediare, përveç energjisë 3.1 %, Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4.6 % dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 0.2 %.

Indeksi i numrit të punëtorëve në industri në periudhën janar-nëntor 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak është 101,4.

MARKETING