Lufta në Ukrainë, trupat ruse vijojnë bombardimet në Zaporizhia, 3 të vdekur dhe 9 të plagosur

Lufta në Ukrainë, trupat ruse vijojnë bombardimet në Zaporizhia, 3 të vdekur dhe 9 të plagosur

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur nga bombardimet ruse në Ukrainë. Sipas autoriteteve lokale shënjestra e sulmeve ruse ka qenë rajoni i Zaporizhias, në pjesën jugore të Ukrainës.

Fshatrat që u bombarduan janë rreth 30 kilometra në jug të Zaporizhias, e cila ndodhet në brigjet e lumit Dnieper, ujërat e të cilit shërbejnë si një vijë e frontit natyror, që ndan forcat e armatosura ruse dhe ukrainase.

Po ashtu raportohet se forcat ruse nisën sulme në rajonin Kharkiv në verilindje të Ukrainës.

(BalkanWeb)

MARKETING