(VIDEO) Qeveria vendosi për punësimin e 1.117 personave të angazhuar në shëndetësi
Qeveria sot ka miratuar vendimin për punësim me orar të pacaktuar për 1 117 persona të punësuar në institucionet shëndetësore publike, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në preskonferencën e përbashkët me ministrin e shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe ministrin e financave Fatmir Besimi. Sipas Kovaçevskti bëhet fjalë për persona për të cilët institucionet kanë dorëzuar të dhëna për punësimin e kuadrove prioritare.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Dua të theksoj se njerëzit janë vlera jonë më e madhe, kanë njohuri dhe kapacitet, janë të vlefshëm dhe prandaj ky vendim më bën të kënaqur. Mjekët tanë kanë vërtetuar se mund të kryejnë operacionet më komplekse këtu në vend. Këto vendime janë vazhdimësi e vendimeve që marrim në shëndetësi, sepse punonjës të kënaqur shëndetësorë do të thotë pacientë të kënaqur”.
Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti tha se investimi në punonjësit shëndetësor është segmenti më i rëndësisshëm për të ardhmen e kujdesit shëndetësor publik. Ai theksoi se me investime te tilla serioze ne shëndetësinë publike ndihmojnë në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe përpiqen që pacientëve të ju ofrojnë shërbime europiane.
FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Sot po zgjidhim statusin e 1.117 personave, personel mjekësor, personelit ndihmës-teknik, higjienistëve dhe vozitësve, me vendim të Qeverisë hapet mundësi për punësim me kohë të pacaktuar në institucionet shëndetësore publike. Mjetet për punësime të përhershme të aprovuara janë siguruar në kuadër të Institucioneve Shëndetësore Publike dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ”.
“Jemi të vetëdijshëm për hendekun e ikjes së punonjësve shëndetësorë, bëjmë gjithçka për t’i mbajtur ata këtu. Rritëm pagat për 40 %, përveç kësaj, rritëm edhe shtesat për kujdestarinë, ndërsa buxheti për vitin 2024 parasheh rritje për të gjithë në shëndetësi”, tha kryeministri.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/