Oda e Mjekëve: Këtë vit provimin profesional e kanë dhënë 440 mjekë

Oda e Mjekëve: Këtë vit provimin profesional e kanë dhënë 440 mjekë

Oda e mjekëve informoi se në 10 seancat e provimeve të organizuara gjatë vitit 2023, provimin profesional e kanë dhënë gjithsej 440 doktorë të mjekësisë që plotësojnë kushtet për marrjen e licencës së punës. “Interesimi më i madh për dhënien e provimit profesional këtë vit ka pasur në seancën e provimit të dhjetorit, ku kanë kaluar 232 doktorë të mjekësisë”, njofton Oda e Mjekësisë.

Studentët e diplomuar në mjekësi,  pas përfundimit të shkollës dhe praktikës, duhet t’i nënshtrohen provimit profesional më së voni brenda një viti për të marrë licencën e punës. Organizimi i dhënies së provimit profesional është një nga kompetencat e Odës. Përveç dhënies së licencave, Oda  ka kopetenca edhe për mbajtjen e Regjistrit të Licencave, akreditimit për edukim të vazhdueshëm mjekësor dhe kryerjes së mbikëqyrjes profesionale.

“Vitin e kaluar 2022, provimin profesional e kanë dhënë 435 mjekë të mjekësisë, në vitin 2021 kanë marrë vërtetime për dhënien e provimit profesional 350, ndërsa në vitin 2019 ky numër ka qenë 420”, njoftoi Oda e Mjekësisë.

MARKETING