(VIDEO) Avokati i Popullit do të padisë policinë për keqtrajtimin e të burgosurve të Idrizovës

(VIDEO) Avokati i Popullit do të padisë policinë për keqtrajtimin e të burgosurve të Idrizovës

Avokati i popullit Naser Ziberi deklaroi se policia ka ushtruar dhunë dhe i ka torturuar të burgosurit gjatë bastisjes në burgun e Idrizovës  më 23 tetor të këtij viti. Ziberi ka folur në detaje për gjetjet pas inspektimit që kanë bërë pas kontrollit. Ai tha se sipas deklaratave të të burgosurve dhe sipas video-inçizimeve, pas bastisjes gjithsej 60 të burgosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

NASER ZIBERI, AVOKAT I POPULLIT

“Sipas deklaratave të të burgosurve, ata me pa të drejtë kanë qenë viktimë e dhunës që ka ushtruar policia, janë lidhur, janë rrahur nëpër gjithë pjesët e trupit edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë rezistencë ndaj kontrollit që ka bërë policia. Nga pamjet që kemi pare shihen lëndime trupore të të burgosurve, në këmbë në gjymtyrë, në kokë dhe në pjesë tjera të trupit për çka me lejen e tyre janë bërë fotografi dhe të njejtat janë dokumentuar edhe me video inçizime”.

Ziberi theksoi se policia pa nevojë ka ushtruar dhunë  ndaj këtyre personave sepse nuk ka hasur në rezistencë as gjatë hyrjes as gjatë ushtrimit të kontrollit . Ai tha se do të ngris padi penale në prokurori për shkelje të të drejtave të të burgosurve.

NASER ZIBERI, AVOKAT I POPULLIT

“Duke e pasur parasysh faktin se ushtrimi I dhunës, tortura dhe veprimi jo njerëzor janë vepra të ndaluara edhe me konventën ndërkombëtare edhe me ligjet pozitive të vendit duke filluar që nga kushtetuta avokati I popullit para prokurorisë kompetente do të shtrojë padi penale për shkelje të rëndë të të drejtave të qytetarit dhe konform nenit 142 të ligjit penal, fletëparaqitjen penale do tia drejtojë prokurorisë themelore për ndjekje të kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit në Shkup.

Ziberi tha se të gjitha faktet do të jenë të dokumentuara edhe me fotografi por edhe me dëshmi valide të institucioneve mjekësore.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING