Situatë e tensionuar në Komisionin për emërim dhe dhe zgjedhje ku debatohet për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së

Situatë e tensionuar në Komisionin për emërim dhe dhe zgjedhje ku debatohet për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së

Seanca e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot zhvllohet në atmosferë të tensionuar pasi që deputetja e partive opozitare shqiptare Safije Sadiki kërkoi të mos vendoset në votim propozimi për anëtar të KSHZ-së, Zulfi Adili i mbështetur nga Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës, i cili u refuzua nga anëtarët e partisë në pushtet.

Ajo potencoi se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi përpiqet t’i sabotojë zgjedhjet. Theksoi se ky vend në KSHZ i takon opozitës shqiptare – Alternativls dhe BESË-s.

Anëtarët e Komisionit të partive opozitare shqiptare dhe VMRO-DPMNE-së opozitare kanë filluar të trokasin në tryeza dhe të kërkojnë të drejtohen në mënyrë procedurale.

Për anëtar të KSHZ-së është propozuar edhe kandidati Abdush Demiri i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Pas vërtetimit të kandidatit, ai duhet të votohet në seancë të Kuvendit. Anëtari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve zgjedhet me dy të tretën e shumicës.

Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë është boshatisur një vend në KSHZ.

Më herët, Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve përcaktoi listën me pesë kandidatë për anëtarë të KSHZ-së: Berat Dauti, jurist i diplomuar nga Tetova, Abdush Demiri, ekonomist i diplomuar nga Tetova, Robert Trajkovski, magjistër për paqe dhe zhvillim nga Kumanova, Zulfi Adili, jurist i diplomuar nga Shkupi dhe Samir Rakipi, jurist i diplomuar nga Tetova.

MARKETING