Kovaçevski për Kurtin: Pjesëmarrja e partive të shteteve të tjera në zgjedhje është një dinamikë e padëshirueshme

Kovaçevski për Kurtin: Pjesëmarrja e partive të shteteve të tjera në zgjedhje është një dinamikë e padëshirueshme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot deklaroi se nuk është dëgjuar më parë që partitë simotra të marrin pjesë në përkrahje politike të partive të shteteve të tjera, dhe gjithashtu shtoi se pjesëmarrja e partive politike nga shtetet fqinje në procesin zgjedhor të shtetit tonë mund t’i nxisë edhe partitë tjera, të cilat, siç thotë ai, do të përbënin një dinamikë jo dhe aq të dëshirueshme, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e di se si është përcjellë saktësisht deklarata e njërit prej kryetarëve të partive në bllokun opozitar, duhet parë se çfarë konkretisht nënkupton. Duhet të kontrollohet se në çfarë mënyre do të marrin pjesë, si dhe çfarë saktësisht nënkuptohet. Duhet të kontrollohet Kodi Zgjedhor, si dhe regjistrimi i partive”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kjo deklaratë e djeshme e kryeministrit pason ngjarjet e djeshme, kur në sheshin “Skënderbeu” në Shkup u hap zyra e përbashkët e koalicionit Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike. Në ngjarje zyrtarisht mori pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin Bekim Qoku.

Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti mes tjerash tha: “Lëvizja Vetëvendosje po bëhet shtylla e katërt e këtij fronti opozitar për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në Maqedoninë e Veriut. Këtu sot po flas edhe si ish-anëtar i Aleancës për Shqiptarët, duke e ditur mentalitetin dhe frymën e strukturës së kësaj partie, i ftoj të bëhen pjesë e këtij koalicioni fitues që ta bëjmë ndryshimin e madh bashkë”.

Ndryshe, kjo zyrë do të jetë e hapur për çdo qytetarë dhe si e tillë do të shërbejë si pikë e organizimit të aktiviteteve të Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

MARKETING