Lëvizja Populli themelon degën në Studeniçan: Vazhdojmë drejt shtrirjes strukturore

Lëvizja Populli që është themeluar nga deputeti Skender Rexhepi Zejd mbrëmë ka themeluar degën në Studeniçan dhe sipas kësaj force politike, vazhdon shtrirja e strukturave në mbarë vendin.
Postimi i plotë:
Nder dhe krenari ishte të jemi dëshmitar të një tubimi madhështor për themelimin e degës së Lëvizjes POPULLI për komunën e Studeniçanit.
Urime Muasit detyra e kryetarit të degës. Gjithë ky sukses është përgjegjësi për ne që të jemi zëri i fuqishëm i juaji për të gjitha çështjet që e tangojnë këtë komunë.
Vazhdojmë drejt shtrirjes strukturore të Lëvizjes POPULLI.
Na priftë e mbara…