(VIDEO) Ministri i Shëndetësisë paralajmëron masa më të rrepta kundër duhanit
Masa rigoroze për duhanpirësit në vitin 2024 ka paralajmëruar sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth qëndrimit të tij për ndotjen e ajrit që mbush spitalet dhe nëse duhet të ketë masa mbrojtëse, Mexhiti fillimisht tha se është përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit dhe më pas ndau një moment nga kolegjiumi i sotëm i mëngjesit, i cili i referohet masave të shtuara kundër pirjes së duhanit.
FATMIR MEXHITI, MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Këtu sot kam pasur një kolegjium me shërbimet. Ajo që mund të njoftoj është se do të ketë masa të rrepta për pirjen e duhanit në vitin 2024. Do të nënshkruajmë një protokoll me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Epo, tani duhanpirësit të mendojnë se çfarë të bëjnë më pas”.
Ligji për Мbrojtje nga Pirja e Duhanit parasheh masa të cilat përjashtojnë mundësinë e pirjes së duhanit nëpër institucione dhe ambiente të mbyllura. Sipas hulumtimeve të ndryshme mbi 50% e popullsisë në vend janë duhanpirës.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/