Trupat e fundit franceze largohen nga Niger, vendi distancohet nga influenca e Parisit
Ka përfunduar largimi trupave të kontingjentit francez nga Niger, pas kërkesës së qeverisë së re të vendit që me distancimin nga influenca e Parisit nis afrimin me aleatin e ri Rusinë.
Franca kishte deklaruar se po tërhiqte rreth 1,500 ushtarët e pilotët e saj nga ish-kolonia, pas kërkesës së qeverisë së ardhur në pushtet pas grushtit të shtetit të 26 korrikut, shkruan rrjeti Aljaseera.
Vendet kishin episode dhune nga grupe rebele që më pas u përhapën në rajon, por një seri grushtet të shpejta shteti në vitin 2020 ka shtuar ndjenjat anti-franceze e anti-perëndimore në përgjithsi, duke i vendosur ato në linjë për afrimin me Rusinë e bllokun e saj ekonomiko-ushtarak.
Pas largimit francez nga Niger vendi mbetet me një numër të vogël ushtarësh të SHBA, Italisë e Gjermanisë.
Zyrtarët vendas kanë thënë se do të mbyllin gjithashtu dy misione mbrojtjeje të Bashkimit Evropian .
Shumica e ushtarëve francezë në Niger ishin në bazën e Niamey dhe më pak në zonat kufitare me Mali e Burkina Faso.
Tërheqja është bërë në një operacion kompleks me karvanë autoblindash drejt qendrës së operacioneve franceze për rajonin e Sahel në Çad.
Trupat e ardhura në kryeqytetin e Çad, N’Djamena, thanë se udhëtimi zgjati rreth 10 ditë.
Prej aty trupat largohen me avionë, si dhe nga deti.
Udhëheqësit e Niger kanë kërkuar tre vjet kohë për të transformuar qeverinë ushtarake në civile.