LSDM: Pas anëtarësimit në BE paga mesatare do të rritet për 70 %
Partia në pushtet LSDM thot se paga mesatare në Maqedoninë e Veriut është 630 euro, ndërsa ata shtojnë se pas anëtarësimit në BE e njejta do të rritet për 70%. Nga kjo parti thonë se masat ekonomike të Qeverisë po japin rezultat dhe se kanë arritur që prej vitit 2016, pagën mesatare në vend ta risin për 270 euro.
“Paga mesatare është ngritur në gati 39.000 denarë apo 630 euro. Që nga viti 2016, pra që nga koha e DPMNE-së, LSDM-ja e ka rritur pagën mesatare për 270 euro – nga 360 euro në 630 euro! LSDM ka treguar me veprim se e respekton dhe e vlerëson mundin e të gjithë punëtorëve. Me LSDM-në, pagat do të vazhdojnë të rriten, ndërsa me anëtarësimin në BE, pagat dhe pensionet do të jenë deri në 70 për qind më të larta se sa janë sot” thuhet më tej në komunikatën e LSDM-së.