MASH i publikoi rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit e paraleleve duale

MASH i publikoi rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit e paraleleve duale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet e konkursit për bursa për nxënësit që janë reagjistruar në paralele duale në shkollate mesme publike në vitin shkollor 2023/2024, transmeton Portalb.mk.

Konkursi i MASH-it është për ndarjen e 1500 bursave për nxënës që janë regjistruar në paralele duale (paralele në arsim profesionist në të cilat do të realizohet arsim praktik me numër të rritur të orëve në pajtueshmëri me programet për arsim profresionist), përpos për nxënësit e drejtimeve të shëndetësisë.

Nga MASH njoftuan se, çdo fitues i bursës duhet të shkarkojë një marrëveshje adekuate për bursë (i qasshëm në formë elektronike) dhe ta plotësojë në tre shembuj dhe së bashku me kopjen e llogarisë personale të transaksionit ta dorëzojë në MASH, në mënyrë direkte apo me postë, më së voni deri më 10 janar të vitit 2024.

“Kandidatët e refuzuar (nxënësit që nuk ndodhen në listat e publikuara) do të kenë mundësi të dorëzojnë ankesë nga dita e marrjes së vendimit nga MASH në të cilën do të theksohet arsyeja për të cilën nuk është pranuar aplikimi”, informuan nga MASH.

Ministria në publikimin e rezultateve ka vendosur kontakte të Sektorit për standard të nxënësve dhe studentëve, ku do të mund të marrin informata shtesë, si dhe adresën  elektronike: [email protected].

MARKETING