Ministri i jashtëm turk Fidan diskuton me homologun rus Lavrov negociatat e paqes Azerbajxhan-Armeni
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, transmeton Anadolu.
Sipas informacioneve të siguruara nga burimet diplomatike, në bisedë janë diskutuar negociatat e paqes mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Gjatë telefonatës, Fidan ka shprehur rëndësinë e nënshkrimit sa më të shpejtë të marrëveshjes së paqes.