Macron: Ta luftosh terrorizmin nuk nënkupton ta bësh Gazën rrafsh me tokën

Macron: Ta luftosh terrorizmin nuk nënkupton ta bësh Gazën rrafsh me tokën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se “ta luftosh terrorizmin nuk nënkupton ta bësh Gazën rrafsh me tokën, duke iu referuar përgjigjes ushtarake të Izraelit.
“Ne nuk mund ta lejojmë të lëshojë rrënjë idenë se një luftë efikase kundër terrorizmit nënkupton rrafshimin e Gazës, apo sulmimin e popullsisë civile pa dallim”, tha Macron për transmetuesin France 5.

Ai i bëri thirrje Izraelit t’i japë fund “kësaj përgjigje, sepse nuk është e duhura, sepse të gjitha jetët vlejnë njëjtë dhe ne i mbrojmë ato”.

MARKETING