Debati publik “(Jo) digjitalizimit të universiteteve shtetërore”

Debati publik “(Jo) digjitalizimit të universiteteve shtetërore”

 Në Kuvend sot do të mbahet debati publik “Ndryshimet e nevojshme ligjore për dgjhitalizim të shpejtë dhe efikas në arsimin e lartë”, në organizim të Klubit për çështje dhe politika rinore në Kuvend në bashkëpunim me platformën për digjitalizimin e universiteteve shtetërore #DigiU.

Siç informojnë nga Forumi për ndryshime arsimore (FESN), debati publik ka për qëllim adresimin e ndryshimeve konkrete ligjore të cilat do të ofrojnë zgjidhje për sfidat dhe problemet aktuale të lidhura me zbatimin jo të plotë të digjitalizimit në arsimin e lartë.

Në debat pritet të marrin pjesë rektorët e universiteteve në vend, udhëheqësitë e parlamenteve studentore, ministrat kompetentë të Arsimit dhe Shoqërisë Informatike, si dhe përfaqësues të organizatave rinore në vend.

Siç theksojnë, në debatin publik do të prezantohen edhe konkluzionet nga  hakatoni edukativ Digi, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të kuvendeve universitare, profesor dhe deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare në Kuvend.

MARKETING